Policia zbulon diçka të rëndësishme në hetimet për vrasjen e Ivanoviqit

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Një polic lëndohet gjatë intervenimit në një rrahje mes disa personave në Prishtinë

Të shtunën në Prishtinë, një polic i Kosovës ka pësuar lëndime pas intervenimit në...

Nderohet dëshmori Shaqir Hoxha

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti së bashku me bashkëpunëtorë gjatë ditës së...

Policia e Kosovës ka arritur ta zbulojë pronarin e fundit të veturës nga e cili besohet se të martën është vrarë politikani serb, Oliver Ivanoviq në veri të Mitrovicës.

Por, ende nuk dihet nacionaliteti i pronarit të kësaj veture.

Zëvendëskomandanti i stacionit Policor të Mitrovicës veriore, Besim Hoti, në një prononcim për Express, nuk ka pranuar të tregojë nëse pronari i fundit është shqiptar apo serb, pasi hetuesit policorë janë ende në fazën e hetimeve.

“Se cilit nacionalitet i takon pronari i fundit i veturës kjo ende nuk dihet, këto janë të dhëna të ndara te hetuesit policorë. Nuk mundem me publiku çfarëdo që kanë hetuesit policorë,  ata udhëheqin punën e tyre nën autorizimin e prokurorëve që janë përgjegjës për rastin”, tha Hoti.

Ai më tej theksoi se vendndodhja e pronarit i cili e ka pasur i fundit veturën është diku në Serbi.

Sipas tij, hetimet për zbardhjen e vrasjes së Ivanoviqit janë duke u zhvilluar me intensitet të shtuar dhe Polica është duke bashkëpunuar dhe me autoritet ndërkombëtare.

Kujtojmë se Oliver Ivanoviq u qëllua për vdekje të martën rreth orës 8:10 minuta para selisë së partisë së tij.

Sipas autopsisë ai u qëllua në pjesë e sipërme të trupit me gjashtë plumba nga një pistoletë e tipit Zastava M70A, prodhim serb.

Ivanoviq është varrosur sot në Beograd. Atij i dhanë nderimet e fundit qytetarë e politikanë serbë nga Serbia e Kosova./Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Një polic lëndohet gjatë intervenimit në një rrahje mes disa personave në Prishtinë

Të shtunën në Prishtinë, një polic i Kosovës ka pësuar lëndime pas intervenimit në...

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Sot diell dhe vranët, nga e diela stabilizim i motit – temperaturat deri në 24 gradë

Për të premten në Kosovë parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa...