Policia në Skenderaj konfiskon armë e municion

PUBLIKUAR

Policia në Skenderaj sot ka realizuar një bastisje dhe ka konfiskuar dy armë dhe municion.

Në njoftimin e policisë thuhet se janë konfiskuar dy pushkë automatike, katër karikator, 100 copë fishekë dhe disa pjesë të ndryshme të armës, përcjell Klankosova.tv.

“Konfiskimi i armëve dhe municionit vjen si rezultat i angazhimeve operative e hetimore dhe mbi bazën e dyshimeve të arsyeshme pasi dy të dyshuarit kishin ekspozuar foto në posedim ilegal të armëve, me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar dy armë  dhe municion: dy  pushkë automatike, katër karikator, 100 copë fishekë, disa pjesë të ndryshme të armës”.

“Në cilësi të të dyshuarve  për posedim ilegal të armëve janë arrestuar dy persona,  pas procedurave intervistuese  me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.Ndaj tyre është iniciuar rast për vepër penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

SHIKO MË SHUMË

Kurti takohet me ministrin francez në Mal të Zi: Mbështetja e Francës e rëndësishme për anëtarësim në KiE dhe BE

Kryeministri Albin Kurti është takuar me ministrin e Deleguar për Europën të Francës, Benjamin...

Gani Geci dërgohet në Spitalin e Pejës, reagon familja e tij: Vlerësojmë kujdesin dhe profesionalizmin e të gjithëve

Familja Geci, ka reaguar për gjendjen shëndetësore të Gani Gecit, pasi i njëjti është...

Albulena Haxhiu: Kuvendit po i rikthehet gjallëria, u sqaruan një sërë çështjesh politike dhe me interes publik

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se në seancën...