Në Michigan të Shteteve të Bashkuara, një polic ka mbetur i habitur, kur nga vetura që e ndiqte, doli një fëmijë 13-vjeçar.
Policët kishin menduar se po e ndjekin një shofer të dehur, por më pas e kanë kuptuar se në veturë është një fëmijë 13-vjeçar së bashku me motrën tetëvjeçare, transmeton Telegrafi.
Me të parë se vetura ‘Nisan’, po voziste shpejtë, policia ka ndezur dritat alarmuese, duke kërkuar që shoferi të ndalojë.
Djaloshi që e kishte marrë veturën nga babai tij, e ka vazhduar vozitjen. Dikur kishte ndaluaer dhe kishte dalë nga vetura dhe ka vrapuar për të ikur.
Mësohet se vajza është dërguar në shtëpi, derisa djaloshi është dërguar në një qendër ndalimi për të rinj.


