Policia: Nata e Vitit të Ri kaloi kryesisht e qetë, u shënuan disa incidente

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës njofton se nata e Vitit të Ri ka kaluar kryesisht e qetë.

Policia thekson se në disa rajone janë raportuar disa incidente me lëndime trupore dhe dëme materiale si pasojë e përdorimit pakujdesshëm i mjeteve piroteknike dhe armëve të zjarrit.

Megjithatë, nuk është shënuar asnjë rast apo incident me fatalitet.

Njoftimi i plotë i policisë:

Gjatë periudhës së festave të fund vitit dhe për Vitin e Ri,  Policia e Kosovës ka hartuar dhe implementuar urdhrin operativ për shtimin e masave të sigurisë dhe prezencës policore në lokacione apo ambiente ku pritej të ketë përqendrim apo prezencë më të madhe të qytetarëve gjatë festimeve.

Gjithashtu në fokus të këtij urdhri operativ ka qenë mbikëqyrja dhe kontrolli në trafikun rrugor, menaxhimi i pikave kufitare përfshirë aeroportin ndërkombëtarë.

Sipas raportimeve të pranuara nga të gjitha Drejtoritë Rajonale Policore (DRP), nata e vitit të ri ndrrimi i motmoteve ka kaluar kryesisht e qetë, megjithëse në disa rajone janë raportuar disa incidente me lëndime trupore dhe dëme materiale si pasojë e përdorimit pakujdesshëm i mjeteve piroteknike dhe armëve të zjarrit. Nuk është raportuar asnjë rast apo incident me fatalitet, përfshirë këtu edhe aksidentet rrugore.

Urojmë që ky vit i ri (2023) të jetë vit i vazhdimit të bashkëpunimit dhe transparencës, gëzimit të lirisë dhe të drejtave njerëzore pa dallim ku qytetarët e vendit jetojnë dhe veprojnë të sigurt dhe pa brenga.

Policia e Kosovës është e përkushtuar për ruajtjen e rendi dhe sigurisë publike dhe ofrimin e shërbimeve tjera për qytetarët, në pajtim me mandatin e saj ligjor dhe kushtetues.

 

 

SHIKO MË SHUMË

Bajrami: Nga viti 2021 deri më sot, çmimet janë rritur rreth 34 për qind

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka deklaruar se çmimet në...

Kurti tregon me shifra për rritjen e shtesave të fëmijëve: Do të dyfishohen deri në fund të mandatit

Qeveria ka paraparë rritjen graduale të shtesave për fëmijë përgjatë mandatit të ri qeverisës,...

Kurti: Paga e 13-të në fillim të vitit, nga korriku i 2027 koeficienti i pagave rritet në 120 euro

Qeveria e ka miratuar projektbuxhetin për vitin 2027. Kryeministri Albin Kurti tha në një mbledhje...