Policia kontrollon tre persona tek qendra azilit në Magure, konfiskon dy thika-kuzhine dhe një qese të vogël substancë të dyshuar narkotike

PUBLIKUAR

Policia Kosovës ka njoftuar se njësitet policore gjatë kontrollit në qendrën e azilit, te tre të dyshuar meshkuj me shtetësi të huaj kanë gjetur dhe konfiskuar dy thika-kuzhine, dhe një qese të vogël substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, transmeton LipjaniNews.

Raporti plotë nga Policia:

 

 

POSEDIM I PAAUTORIZUAR I ARMËS DHE NARKOTIKËVE

 

Fsh. Magure, Lipjan, 07.10.2021-15:30. Njësitet policore gjatë kontrollit në qendrën e azilit, te tre të dyshuar meshkuj me shtetësi të huaj kanë gjetur dhe konfiskuar dy thika-kuzhine, dhe një qese të vogël substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

SHIKO MË SHUMË

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...

Arrestohet një person në Lipjan, tentoi t’i sulmonte me thikë një burrë dhe djalin e tij të mitur

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar t’i sulmonte me...