Policia e Kosovës nëpërmjet një komunikate për media njofton se, gjatë ditës së djeshme janë arrestuar 8 persona, ku të gjithë prej tyre janë dërguar në mbajtje. Janë shqiptuar mbi 500 tiketa trafiku. PK më tej shpjegon se aksidente fatale ka qenë një kurse pa të lënduar 54.
Ja raporti origjinal i Policisë për Rajonet kryesore të Kosovës:
RAJONI I PRISHTINËS
INCIDENTET KRIMINALE
SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM
Rr. “Bajram Kelmendi”, Prishtinë 06.09.2014 -12:00. Njësitë policore kanë pranuar një informatë për të shtëna me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar 7 gëzhoja 9X19 dhe një e kalibrit 11X64 mm. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa policia është duke hetuar rastin.
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR
Lipjan 06.10.2014-22:15. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Lipjan është arrestuar i dyshuari mashkull K-shqiptar i njëjti është dërguar në qendrën e paraburgimit në Prishtinë me vendim të gjykatës.
RAJONI I GJILANIT
INCIDENTET KRIMINALE
LËNDIM I LEHTË TRUPOR
Rr. “15 Qershori”, Gjilan 06.10.2014-18:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-shqiptar pasi që njëjti e ka sulmuar viktimën mashkull K-shqiptar duke i shkaktuar lëndime në kokë si dhe në pjesën e gjoksit. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
RAJONI I FERIZAJT
INCIDENTET KRIMINALE
Asgjë për të raportuar.
RAJONI I PRIZRENIT
INCIDENTET KRIMINALE
VJEDHJE E RËNDË
Fshati Rapqe, Dragash 06.10.2014-01:30. Janë arrestuar dy të dyshuarit meshkuj K/Shqiptarë, pasi që tek të njëjtit gjatë kontrollit janë gjetur disa vegla pune që dyshohet se i kanë vjedhur në një lokal pronë e viktimës mashkull K/Shqiptar. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
MONEDHË E FALSIFIKUAR
Fshati Lubevishte, Dragash. Ankuesi mashkull K/Goran ka raportuar në polici se nga i dyshuari mashkull K/Goran ka pranuar një kartëmonedhë prej 100€ që dyshohet të jetë e falsifikuar. Policia është duke hetuar rastin.
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
AKSIDENT TRAFIKU
Rruga “Reshtanit” Suharekë 06.10.2014-07:00. Raportohet për një aksident trafiku në mes të dy automjeteve civile me ngasës meshkuj K/Shqiptarë. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore ka pësuar njëri nga drejtuesit e veturës i cili është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.
Rr. “Transite”, Rahovec 06.10.2014-18:40. Raportohet për një aksident trafiku në mes të dy automjeteve civile me ngasës meshkuj K/Shqiptarë. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar dy drejtuesit e automjeteve si dhe katër bashkudhëtarë, të cilëve u është ofruar tretman mjekësor. Njëri nga vozitësit mbetet në tretman mjekësor në QKUK ndërsa të tjerët lirohen në shtëpi.
Fshati Mrasor, Rahovec 06.10.2014-17:00. Raportohet për një aksident trafiku në mes të dy automjeteve civile me ngasës meshkuj K/Shqiptarë. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar njëri nga vozitësit e automjetit dhe një bashkudhëtar i njërës nga veturat të cilëve u është ofruar tretman mjekësor në spitalin e Gjakovës e më pas janë liruar për në shtëpi.
RAJONI I PEJËS
INCIDENTET KRIMINALE
VJEDHJE E RËNDË
Fshati Lug Bunarë, Gjakovë 06.10.2014-09:00. Një mashkull K/Shqiptar ka raportuar se tre persona të panjohur kishin hyrë me forcë në shtëpinë e një të afërmi të tij të cilën ai e kishte në përkujdesje. Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar tek i cili janë gjetur disa nga gjësendet e vjedhura dhe pas intervistimit në konsultim me prokurorin i dyshuari është dërguar në mbajtje.
AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET/RREZIKIM I TRAFIKUT PUBLIK
Rruga “Dëshmorët e Kombit”, Istog 06.10.2014-22:07. Raportohet për një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me targa lokale me vozitës meshkuj K-shqiptarë. Si pasojë e saj lëndime trupore kanë pësuar të dy vozitësit si dhe katër pasagjerë femra K-shqiptare. Të njëjtëve u është ofruar tretman mjekësor në QKMF- Istog e më pas në Pejë. Si pasojë e lëndimeve të rënda viktima (vozitësi) i njërës veturë ka ndërruar jetë në spitalin e Pejës. Trupi i pajetë i viktimës me vendim të prokurorit u është liruar familjarëve për ceremoninë mortore. I dyshuari pas tretmanit mjekësor me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR
Qafë e Prushit, Pejë 06.10.2014-16:20. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Pejë është arrestuar i dyshuari mashkull K-shqiptar i njëjti është dërguar në mbajtje.
RAJONI I MITROVICËS
INCIDENTET KRIMINALE
Asgjë për të raportuar.
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
PERSON I ZHDUKUR
Rr. “Adem Voca”, Mitrovicë 04.10.2014-08:00. Ankuesi mashkull K/Egjiptian ka raportuar se vajza e tij tani e martuar ka dalë nga shtëpia dhe nuk ka njohuri më për vendndodhjen e saj.
AKSIDENT TRAFIKU
Tuneli i Parë, Mitrovicë 06.10.2014-14:20. Raportohet për një aksident trafiku në mes të tri automjeteve civile me ngasës meshkuj K/Shqiptarë. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar njëri nga drejtuesit dhe një pasagjer mashkull K/Shqiptar të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK-së.
RAJONI I MITROVICËS – VERI
INCIDENTET KRIMINALE
Asgjë për të raportuar.
POLICIA KUFITARE
INCIDENTET KRIMINALE
KONTRABANDIM ME MALLRA
PKK-Kulla 06.10.2014 -21:45. Njësitë policore kanë ndaluar një automjet Taxi dhe gjatë kontrollit të pasagjerëve është takuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili gjatë verifikimit ka rezultuar se është i kërkuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata. Në bagazhin e të dyshuarit janë gjetur disa mallra të cilat ishin të kontrabanduara. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
STATISTIKAT E PËRGJITHSHME
Aksidente fatale 1
Aksidente me të lënduar 35
Aksidente pa të lënduar 54
Tiketa trafiku të shqiptuara 562
Arrestime 8
Në mbajtje 8



