Policia gjen armë, 15 fishekë dhe 2 gëzhoja në veturën e një personi

PUBLIKUAR

Një person me iniciale A.K., i vitit të lindjes 1985, është arrestuar pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij nga ana e zyrtarëve policor, është gjetur dhe konfiskuar një armë, 15 fishekë dhe 2 gëzhoja.

Sipas njoftimit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit ndaj të dyshuarit do të ngritët kallëzim penal për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt.

“Me datën 17.03.2024 rreth orës 20:30 zyrtar policor të Stacionit Policor Gjilan në pikë kontrolli në rrugën Gjilan-Kamenicë kanë ndalur për kontrolle një automjet me targa vendore me drejtues A.K. (viti i lindjes 1985, mashkull kosovar shqiptar). Gjatë kontrollit të automjetit nga ana e zyrtarëve policor është gjetur dhe konfiskuar një (1) armë e llojit Colt Governiment e kalibrit 9mm, pesëmbëdhjetë (15) fishekë dhe dy (2) gëzhoja të cilat do të përdorën dëshmi për gjykatë”, njofton policia

SHIKO MË SHUMË

Nisma për shkarkim, Lumir Abdixhiku: Nuk e mbaj asnjë detyrë kundër vullnetit të shumicës

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka autorizuar Sekretarin e Përgjithshëm që të nisë menjëherë...

Ardhja e mërgimtarëve rrit fluksin në pikat kufitare, pritje deri në 40 minuta

Në pikat kufitare të vendit, ka nisur krijimi i kolonave të pritjes për shkak...

Sulmoi fizikisht të dashurën në autostradën Ferizaj–Prishtinë, arrestohet i dyshuari

Një shtetas i Kosovës është arrestuar nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht të dashurën...