Hamza: Kuvendi e ka kryer punën e vet me votimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara

PUBLIKUAR

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka deklaruar se Kuvendi i Kosovës e ka përmbushur përgjegjësinë e vet me miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Sipas Hamzës, një prej detyrave kryesore të deputetëve është miratimi i ligjeve, ndërsa institucionet dhe mekanizmat përgjegjës janë të obliguar që ato t’i zbatojnë.

“Kuvendi e ka kryer punën e vet. Deputetët e kanë kryer punën e vet. Një prej detyrave dhe përgjegjësive kryesore është me aprovu ligje”, ka thënë Hamza.

Ai ka theksuar se ligjet e miratuara nga Kuvendi janë të zbatueshme për të gjithë dhe se të gjithë janë të detyruar t’i respektojnë ato.

Sipas tij, Kuvendi ka kompetenca të gjera kushtetuese, përfshirë edhe ndryshimin e Kushtetutës dhe çështjet që lidhen me marrëveshjet ndërkombëtare.

Hamza edhe më herët kishte theksuar se përgjegjësia për miratimin e ligjeve është e deputetëve dhe se ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara mund të bëhen përmes procedurave parlamentare./IndeksOnline/

SHIKO MË SHUMË

“Kena shumë punë përpara”, Kurti pas ceremonisë: Kemi Presidente të re, lajmi më i gëzuar

Kryeministri Albin Kurti ka folur pas ceremonisë së inaugurimit të Presidentes së re, Justina...

Sulmi ndaj ekipit të Klan Kosovës, deklarohet Prokuroria: Një person është arrestuar, 3 ndodhen në arrati

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka njoftuar se është arrestuar një person lidhur me rastin...

Kurti e Osmani veçohen pak në ceremoninë për Presidenten e re, shkëmbejnë disa fjalë

Kryeministri Albin Kurti dhe ish-presidentja Vjosa Osmani janë veçuar pak për t’i shkëmbyer disa...