Sulmi ndaj ekipit të Klan Kosovës, deklarohet Prokuroria: Një person është arrestuar, 3 ndodhen në arrati

PUBLIKUAR

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka njoftuar se është arrestuar një person lidhur me rastin e sulmit të ekipit të Klan Kosovës.

Në njoftim shtohet se i dyshuari është ndaluar për 48 orë, për shkak të dyshimeve se ai ka kryer veprën penale ‘Lëndim i lehtë trupor’’.

Siç njofton prokuroria, rasti ka ndodhur sot rreth orës 11:44, në rrugën “Hamit Rexhepi”, në Ferizaj,  ku disa persona dyshohet se kanë sulmuar fizikisht ekipin e “Klan Kosova,” të cilët ishin duke xhiruar në atë lagje lidhur me një çështje pronësore.

‘’ Lidhur me këtë rast tre (3) persona të tjerë aktualisht ndodhen në arrati, ndërsa Prokuroria Themelore në Ferizaj në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, janë duke ndërmarrë gjitha veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit dhe identifikimin e personave tjerë të dyshuar.’’, thuhet në njoftim.

Njoftimi:

Ndalohet i dyshuari lidhur me rastin e sulmit të ekipit të “Klan Kosova” në Ferizaj

Ferizaj, 07 Tetor 2026– Prokuroria Themelore në Ferizaj njofton opinionin publik se lidhur me rastin e sulmit ndaj ekipit të “Klan Kosova”, me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48-orësh, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” nga neni 185 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas informatave fillestare, rasti ka ndodhur sot më 07 tetor 2026, rreth ores 11:44, në rrugën “Hamit Rexhepi”, në Ferizaj,  ku disa persona dyshohet se kanë sulmuar fizikisht ekipin e “Klan Kosova,” të cilët ishin duke xhiruar në atë lagje lidhur me një çështje pronësore.

Lidhur me këtë rast tre (3) persona të tjerë aktualisht ndodhen në arrati, ndërsa Prokuroria Themelore në Ferizaj në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, janë duke ndërmarrë gjitha veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit dhe identifikimin e personave tjerë të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, do të vazhdoj tutje me procedurat dhe veprimet e nevojshme ligjore lidhur me këtë rast dhe thekson se sulmet ndaj gazetarëve dhe pengimi i tyre në ushtrimin e detyrës janë të papranueshme dhe mbetet e përkushtuar për mbrojtjen dhe sigurinë e tyre gjatë ushtrimit të detyrës së tyre.

SHIKO MË SHUMË

Hamza: Kuvendi e ka kryer punën e vet me votimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka deklaruar se Kuvendi i Kosovës e ka përmbushur...

“Kena shumë punë përpara”, Kurti pas ceremonisë: Kemi Presidente të re, lajmi më i gëzuar

Kryeministri Albin Kurti ka folur pas ceremonisë së inaugurimit të Presidentes së re, Justina...

Kurti e Osmani veçohen pak në ceremoninë për Presidenten e re, shkëmbejnë disa fjalë

Kryeministri Albin Kurti dhe ish-presidentja Vjosa Osmani janë veçuar pak për t’i shkëmbyer disa...