Policia e EULEX-it bastisë edhe shtëpinë e Shpresim Ukës (Foto)

PUBLIKUAR

Policia e EULEX-it me asistencë të Policisë së Kosovës sot në orët e hershme të mëngjesit ka bastisur edhe shtëpinë e Shpresim Ukës në lagjen “Arbëria” në Prishtinë.

Sipas familjarëve të Ukës, i cili është në vuajtje të dënimit në burgun e Dyzit, EULEX-i ka bastisur shtëpinë e tyre me dyshimin për të kërkuar disa dokumente që sipas EULEX-it janë të falsifikuara.

Mirëpo bashkëshortja e Ukës, Myrvetja ka thënë për Indeksonline se qëllimi i bastisjes nga EULEX-i ka të bëj me raportimet e fundit në media se në rastin  Nazim Bllacës është e përfshirë Serbia përmes EULEX-it.

Sipas saj është e pakuptim që Shpresim Uka në burg dhe Policia të kryej bastisje në shtëpinë e tij.

Ajo tutje ka thënë se ata nuk kanë asgjë për të fshehur, sepse kjo nuk është bastisja e parë që kryhet në shtëpinë e tyre. /Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

Këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar se cilat vende do të kenë sot ndërprerje të rrymës për...

Moti sot me diell, temperaturat deri në 25 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti gjatë fundjavës do të jetë i...

Hasani: Dhoma Kushtetuese e Gjykatës Speciale ka gjasa të anulojë Ligjin e ri për Specialen

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka vlerësuar se ekzistojnë gjasa të...