Njësia Speciale e Policisë së Kosovës dhe dhjetëra pjesëtarë të tjerë të saj, kanë ndërmarrë të gjitha masat e sigurisë lidhur me protestën kundër Gjykatës Speciale. Ata kanë rrethuar objektet e Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës.
Ndërkohë së shpejti fillon seanca e Kuvendit dhe protesta e organizuar nga organizatat e dala nga lufta. /Telegrafi/




