Policia arreston të dyshuarin që vrau një person në Gadime dhe lëndoj disa të tjerë

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës ka arrestuarin të dyshuarin kryesor për vrasjen në Lipjan ky dyshohet se ka lënduar edhe disa të tjerë.

Rastin e ka konfirmuar për IndeksOnline zëdhënësi i PK-së, Agron Borovci.

 

“Rreth orës 22:00, policia ka marrë informatën për një vrasje të ndodhur ne rrugën ” 6 Maji ” në fshatin Gadime në Lipjan.

Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në  hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

Nga informacionet e para janë ngritur dyshimet se një mosmarrëveshje mes disa personash ka rezultuar me vrasje të një personi, ndërkohë që dyshohet edhe për disa të lënduar.

Policia ka arrestuar një person si të dyshuarin kryesor  si dhe ka  sekuestruar një armë që dyshohet të jetë arma e  përdorur në rast.

Aktualisht po vijon  faza fillestare e ndërmarrjes së veprimeve hetimore dhe atyre të ekzaminimit të vendngjarjes në funksion të ndriçimit të plotë të këtij rasti”, tha ai./IndeksOnline/

SHIKO MË SHUMË

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...

Arrestohet një person në Lipjan, tentoi t’i sulmonte me thikë një burrë dhe djalin e tij të mitur

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar t’i sulmonte me...

E morën me veturë, e dërguan pranë një pylli në Lipjan dhe e grabitën me thikë – dy të dyshuar në kërkim

Një burrë dyshohet se është grabitur nën kërcënimin e thikës në një lokacion pranë...