Byroja e Sigurisë Publike në provincën Guizhou të Kinës, ka bërë një lajmërim publik, në kërkim të një revoleje që është humbur nga një polic.
Ky i fundit, ka dalë me ngutë nga një tualet publik, ku edhe dyshohet se e ka humbur revolen.
“Të gjithë ata që kanë informata apo e gjejnë këtë revole, pason shpërblimi prej dhjetëmijë youanëve” thuhet në lajmërimin, ku kërkohet ndihma e qytetarëve, për të gjetur revolen, transmeton Telegrafi.
Huanqiu.com raporton se revolja është dorëzuar nga një qytetar, por nuk bën të ditur, nëse i është dhënë shpërblimi prej afro dymijë eurosh. /Telegrafi/


