Policët maqedonas: Personat e armatosur luftonin dhe këndonin këngë patriotike shqiptare

PUBLIKUAR

Personat e armatosur që janë përleshur me policinë maqedone sot në Kumanovë thuhet të kenë kënduar këngë patriotike shqiptare gjatë tërë kohës sa janë zhvilluar luftimet në lagjen e Trimave. Këto informata vijnë nga disa policë të plagosur të cilët janë sistemuar nëpër spitalet e kryeqytetit.

Ata kanë rrëfyer se personat kanë qenë të armatosur mirë dhe të veshur me uniforma të zeza, të ngjashme me ato të njësive speciale “Tigrat’, por se në krah kanë pasur emblemën e UÇK-së. Madje, sipas tyre, kanë qenë uniformat ato që i kanë hutuar në disa raste pjesëtarët e Njësive Speciale të policisë maqedonase, me ç’rast edhe është shënuar një numër i madh i viktimave në radhët e tyre.

Sipas rrëfimeve të policëve lënduar, të cilët për gazetën KOHA na i përcollën burime nga personeli i mjekë në Klinikat e Shkup, grupi i armatosur ka qenë i stacionuar në një shtëpi në lagjen e Trimave, të cilët pastaj i kanë thyer muret e oborreve duke lidhur edhe 5 shtëpi tjera përreth, prej nga janë konfrontuar me policinë.

Supozimet janë se ka viktima edhe në mesin e tyre, por duket se për momentin, ata nuk janë lëvizur nga fushëbeteja. Ndërkohë, nga terreni bëjnë të ditur se si pasojë e kërkesave të shumta për evakuim të popullatës civile, zyrtarë të policisë po shqyrtojnë modalitetet për tërheqjen e personave të rrezikuar nga luftimet, por deri tani nuk ka filluar ende lëvizja e tyre./Tetova1/

 

SHIKO MË SHUMË

Kalaja e Prizrenit mbyllet përkohësisht për vizitorë

Ministria e Kulturës dhe Turizmit njofton se, për shkak të fillimit të punimeve për...

Vdekja e punëtorit pasi ra nga ndërtesa në Veternik, ndalohet për 48 orë një person, intervistohen dëshmitarë

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se sot rreth orës 10:30, Prokurori kujdestar nga...

Vrasja në Malishevë, Haxhiu: Organet e drejtësisë duhet ta zbardhin plotësisht këtë vrasje të rëndë

Ushtruesja e dëtyrës së presidentes Albulena Haxhiu, ka reaguar lidhur me vrasjen e 25-vjeçares...