Policë specialë për të kërkuar terroristët në mesin e refugjatëve

PUBLIKUAR

Bashkimi Evropian do të dërgojë në Greqi dhe Itali policë për të luftuar terrorizmin dhe për të ndihmuar autoritetet në të dyja vendet për të kërkuar terroristët e mundshëm mes refugjatëve, njoftoi koloneli spanjoll, Manuel Navarre, në një intervistë me gazetën “El Pais”.

“Ky është një koncept i ri, i cili është duke u zhvilluar. Janë ftuar oficerët e punësuar në departamente të ndryshme në vendet anëtare, të trajnuar nga Europoli. Deri në verën e këtij viti do të jenë gati për të filluar punën“, tha Navarra.

Rruga mesdhetare është një nga kanalet kryesore të mbërritjes në BE të refugjatëve nga Afrika dhe Lindja e Mesme.

Që nga fillimi i vitit, përcjell albinfo.ch, sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migrim në Evropë arritën në Mesdhe rreth 180 mijë imigrantë.

Sipas shumë ekspertëve, ekziston rrezik potencial që në mesin e tyre të ketë terroristë.

SHIKO MË SHUMË

22 aksidente me të lënduar në 24 orët e fundit, shqiptohen mbi 2 mijë e 400 tiketa trafiku

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës janë evidentuar 61 aksidente trafiku, prej të...

Policia jep detaje për vdekjen e punëtorit në Ferizaj: Dyshohet se ra nga shtatë metra lartësi

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vdekjen e punëtorit 54-vjeçar në Ferizaj, i...

Gruda tregon efektet e para të ligjit: Pas hyrjes në fuqi të ligjit, Specialja s`mund të arrestojë asnjë komandant të UÇK-së

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka treguar për disa efekte të Ligjit të ri...