Plaçkitën shtëpinë, por u kujdesën që peshku të mos ngordhë

PUBLIKUAR

Në një shtëpi në Nottinghamshire të Britanisë së Madhe, plaçkitësit kanë vjedhur dy llaptop dhe një shumë të konsiderueshme parash.

Por, janë kujdesur të mos e lënë të ngordhë peshku, të cilit ia kanë thyer kupën e xhamit.

Kur pronarët e shtëpisë e kanë parë kupën e xhamit të thyer, ata kanë menduar më të keqen dhe kanë filluar ta kërkojnë peshkun nëpër dysheme.

Por, me të shkuar në kuzhinë, ata e kanë gjetur peshkun e gjallë, teksa notonte i qetë, megjithëse në një vend tjetër.

Peshku është vendosur nga plaçkitësit, në lavamanin e mbushur me ujë, në mënyrë që të mos ngordhë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të...

Çifti britanik heq dorë nga stili i vjetër i jetës për të jetuar në furgonin e tyre

Një çift që la stilin e vjetër të jetesës pasi ndiheshin të ‘mbytur’ nga...

Askush nuk e di se si u ndërtua kisha mbi këtë shtyllë prej guri 40 metra

Struktura misterioze shihet në legjendën lokale si një “shtyllë e jetës” dhe një “simbol...