Pjesëtarët e FSK-së kryejnë trajnimin “lufta në qendrat e banuara”

PUBLIKUAR

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se kompania B1 e Regjimentit të Parë të Këmbësorisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës ka kryer me sukses trajnimin “lufta në qendrat e banuara”.

Mehaj thotë se ky trajnim është njëra nga detyrat kryesore të këmbësorisë për përmbushje të misionit, njofton Klankosova.tv.

“Qëllimi i këtij trajnimi ka qenë stërvitja e pjesëtareve për luftë në qendrat urbane, e që është një nga detyrat kryesore të këmbësorisë për përmbushje të misionit”.

“Gjatë ekzekutimit të trajnimi pjesëtarët kanë praktikuar disiplinat ushtarake, qitje me armë individuale dhe në ekip si dhe janë trajnuar për lufte në qendra të banuara në kushte të ditës dhe të natës, si një nga metodat me komplekse të luftës. Trajnimi u përmbyll me realizimin e skenarit të “kordon-kërkimit” dhe “pastrimit të dhomave” ku pjesëmarrësit treguan nivel të lartë të përgatitjes profesionale”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

SHIKO MË SHUMË

​Përfaqësues të FSK-së përfunduan me sukses kursin për nënoficerët e lartë

Përfaqësues të Forcës së Sigurisë së Kosovës përfunduan me sukses Kursin Ndërkombëtar për nënoficerët...

Dogana e Kosovës zbulon 113 telefona mobilë të kontrabanduar, asnjë dokumentacion për origjinën

Dogana e Kosovës, mbrëmë, më 23 tetor 2026, pas pranimit të informatave përmes rrugëve...

Dy persona gjenden pa shenja jete në Prishtinë dhe Graçanicë

Dy persona janë gjetur pa shenja jete gjatë ditës së djeshme në Prishtinë dhe...