Piramida e madhe e Gizës ka tetë faqe, jo katër

PUBLIKUAR

Baza e Piramidës së Madhe të Gizës është katror, apo jo? Jo tamam. Pavarësisht asaj që mund të mendoni për këtë strukturë të lashtë, Piramida e Madhe është një figurë me tetë faqe, dhe jo një figurë katërfaqëshe. Secila prej katër anëve të Piramidës janë të ndara nga baza në majë përmes prerjeve konkave.

Besohet se zbulimi u bë në vitin 1940 nga një pilot i forcës ajrore britanike, me emrin P. Groves, teksa ai po fluturonte mbi Piramidë. Groves vuri re pamjen e habitshme dhe bëri një fotografi ku shfaqeshin hijet që zbulojnë prerjet, transmeton bota.al.

Disa besojnë se këto vija të holla janë vetëm të dukshme nga lart, dhe në agim dhe muzg gjatë ekuinoksit të pranverës dhe vjeshtës. Kjo i shtyn disa ndjekës të teorive konspirative që të mendojnë se egjiptianët e lashtë i ndërtuan piramidat, ndoshta për të komunikuar me diçka atje lart.

SHIKO MË SHUMË

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të...

Çifti britanik heq dorë nga stili i vjetër i jetës për të jetuar në furgonin e tyre

Një çift që la stilin e vjetër të jetesës pasi ndiheshin të ‘mbytur’ nga...

Askush nuk e di se si u ndërtua kisha mbi këtë shtyllë prej guri 40 metra

Struktura misterioze shihet në legjendën lokale si një “shtyllë e jetës” dhe një “simbol...