Një nga pikturat murale më të mëdha në Lipjan po ashtu edhe në Kosovë e më gjerë, është bërë ajo e Fatlum Vishesellës, i vrarë në Kumanovë, ku dhe të martën është përvjetori i vrasjes së tij.
Art-picasso Lipjan ka bërë një pikturë në mur në njërën nga shtëpitë në fshatin Rufc të Lipjanit, ai tha për LipjaniNews se ka qenë iniciativë e shokëve dhe familjarëve të Vishesellës ku përmasat e pikurës janë 9m e gjatë me 8m e gjërë.
“Konsideroj që është njëra nga pikturat murale më e madhja në trojet shqiptare, e punuar nga unë dhe Alberti, student i vitit të tretë, kam mëndu që Shqipëria etnike, shqiponja në sfond dhe vendosja tipike e ushtarit Fatlum Vishesella, kom mëndu që të arrij një qëllim të caktuar që piktura dhe arti në Lipjan të jetë me vlerë edhe nga gjeneratat e reja”, Beg Karpuzi i njohur si Picaksso.
Karpuzi foli edhe për vështërsit që ka pasur për të realizuar këtë pikturë në mur, siq është koha e shkurtër koha me shi etj.
“Kjo është një pikturë që në trojet shqiptare nuk kam parë asnjëherë që është realizuar një e tillë me përmasa të tilla”, pohon Karpuzi,”Picasso”.
Familjarët si dhe shokët janë ndarë shumë të knaqëur me punën e PICASSOS për këtë realizim.
Të martën nga ora 10:00 do të bëhet edhe inaugurimi, në fshatin Rufc të Lipjanit, përcjell LipjaniNews.com
Foto nga, LipjaniNews/






































