Pika kufitare “Merdar” lirohet për qarkullim

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se pika kufitare në Merdar është liruar në qarkullim.

Në njoftim thuhet se bazuar në informacionet e fundit, rruga e cila ishte bllokuar më 27.12.2022 në kilometrin e dytë brenda në Serbi, sot në ora 09:50 është liruar për qarkullim.

“Andaj, njoftojmë qytetarët dhe bashkatdhetarët tani se pikë kalimi kufitar ‘Merdar’, është liruar për qarkullim dhe i është kthyer normalitetit të plotë”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, sot kanë hyrë në ditën e 20 barrikadat e vendosura në veri të vendit, ndërsa e fundit u vendos edhe tek pikëkalimi kufitar në Merdar, pjesën e Serbisë.

Vendosja e barrikadave nga grupe kriminale serbe u bë pas arrestimit të ish policit Dejan Pantiq, i dyshuar për sulm ndaj institucioneve të Kosovës, saktësisht zyrave të KQZ në veri të vendit.

Më shumë se 10 barrikada të vendosura nga këto grupe penguan qarkullimin e lirë të njerëzve, ndërkaq edhe reagimi ndërkombëtar në këtë drejtim ishte i dobët

SHIKO MË SHUMË

Bajrami: Nga viti 2021 deri më sot, çmimet janë rritur rreth 34 për qind

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka deklaruar se çmimet në...

Kurti tregon me shifra për rritjen e shtesave të fëmijëve: Do të dyfishohen deri në fund të mandatit

Qeveria ka paraparë rritjen graduale të shtesave për fëmijë përgjatë mandatit të ri qeverisës,...

Kurti: Paga e 13-të në fillim të vitit, nga korriku i 2027 koeficienti i pagave rritet në 120 euro

Qeveria e ka miratuar projektbuxhetin për vitin 2027. Kryeministri Albin Kurti tha në një mbledhje...