Pesë studentë të UBT-së fituan bursa nga IPKO Foundation

PUBLIKUAR

Rinor Maloku, Ylli Salihu, Edison Rama, Era Kuraja dhe Erin Godanci janë pesë studentët e UBT-së që kanë fituar bursa nga IPKO Foundation, në edicionin e shtatë të dhënies së bursave në kuadër të “Next Generation Scholarship Program” për vitin akademik 2015/2016.

Pas një procesi të kujdesshëm dhe dinamik të shqyrtimit te aplikacioneve, janë përzgjedhur studentet kosovarë, më të mirët prej më të mirëve dhe janë bërë pjesë e familjes së 138 bursistëve të Ipko Foundation.
Nga gjithsej 14 bursa të dhëna nga ky fondacion, pesë prej tyre i kanë fituar studentët e UBT-së.

Studentët e UBT-së kanë fituar edhe viteve të tjera bursa nga Ipko Foundation.

Sipas viteve, studentët fitues janë: Gjenerata 2010/2011: Anesa Ramaxhiku e Valbona Fejzullahu; Gjenerata 2011/2012: Besfort Ajeti, Kreshnik Ismaili e Arian Agani; Gjenerata 2012/2013: Fatos Sylaj, Trim Kadriu dhe Besfort Ajeti, Gjenerata 2013/2014:  Endrit Kadriu, Afrim Bajraktari, Vesarta Haxhaj  dhe  Muhamed Retkoceri, Gjenerata 2014/2015: Partin Imeri, Arlind Luma, Atdhe Mahmuti, Blerina Berisha dhe Vlonjat Gashi.

SHIKO MË SHUMË

Kalaja e Prizrenit mbyllet përkohësisht për vizitorë

Ministria e Kulturës dhe Turizmit njofton se, për shkak të fillimit të punimeve për...

Vdekja e punëtorit pasi ra nga ndërtesa në Veternik, ndalohet për 48 orë një person, intervistohen dëshmitarë

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se sot rreth orës 10:30, Prokurori kujdestar nga...

Vrasja në Malishevë, Haxhiu: Organet e drejtësisë duhet ta zbardhin plotësisht këtë vrasje të rëndë

Ushtruesja e dëtyrës së presidentes Albulena Haxhiu, ka reaguar lidhur me vrasjen e 25-vjeçares...