Pesë milionë dollarë për një tabelë me numrin 1

PUBLIKUAR

Ahmed al Zarun ka ofruar 5 milionë dollarë për tabelën “numër 1”, pasi që siç e ka thënë vetë ai, motoja e tij është që të jetë i pari në çdo gjë.

Al Zarun megjithatë ishte dashur që të përveshte mëngët dhe deri në 18 herë të çonte dorën e tij në një ankand, para se të gjithë të tjerët të dorëzoheshin, përcjell Telegrafi.

Përveç numrit “1”, në mesin e tabelave në ankand ishin edhe numrat 12, 22, 50, 100, 333, 777, 1000 2016, 2002 dhe 99999.

Në gjithë këtë ankand, së bashku me Al Zarunin, blerësit e tabelave paguan rreth 15 milionë dollarë.

Tabela me numrin 1, së fundmi kishte qenë në ankand në vitin 2008, kur ishte paguar rreth 7 milionë dollarë. Pyetja është nëse ish-pronari i saj ka bankrotuar apo nuk ka mundur ta paguante regjistrimin?! /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të...

Çifti britanik heq dorë nga stili i vjetër i jetës për të jetuar në furgonin e tyre

Një çift që la stilin e vjetër të jetesës pasi ndiheshin të ‘mbytur’ nga...

Askush nuk e di se si u ndërtua kisha mbi këtë shtyllë prej guri 40 metra

Struktura misterioze shihet në legjendën lokale si një “shtyllë e jetës” dhe një “simbol...