Përurohet shkolla fillore në fshatin Breg të Zi

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti i shoqëruar me bashkëpunëtorë sot në ditën e parë të fillimit të vitit të ri shkollor 2018/2019 kanë bërë përurimin e shkollës fillore të mesme të ulët në fshatin Breg të Zi paralele e ndarë nga sh.f.m.u “Nezë Bujani”, në Bujan.

Në këtë rast kryetari Ahmeti ka uruar nxënësit dhe mësimdhënësit e Bregut të Zi për obejtkin e ri shkollor, duke theksuar se Komuna e Lipjanit është përkushtuar që lëmia e arsimit të jetë prioritet me qëllim të krijimit të hapësirave më moderne për nxënës në mënyrë që të ketë një edukim sa më cilësor dhe që kushtet të jenë më të mira për mësimdhënie e mësimnxënie.

 

“Uroj nga ky objekt shkollor të dalin nxënës të përgaditur mirë të cilët mundë të jenë konkurent me moshatarët e tyre nga shtetet përendimore”, ka theksuar Kryetari Ahmeti, duke premtuar që së shpejti do të përfundojë infrsatruktura në oborrin e shkollës si dhe në përfundim e sipër është edhe ndërtimi i fushës së sportit në mënyrë që nxënësit dhe të rinjët e këtij vendëbanimi do të kenë mundësi ti zhvillojnë aktivitetet rekreative sportive.

Nga ana tjetër, banorët e Bregut të Zi së bashku me përsonelin arsimor të shkollës kanë ndarë mirënjohe për Kryetarin Imri Ahmeti për kontributin e dhënë në ndërtimin e objektit të ri shkollor.
Për të cilën kryetari Imri Ahmeti gjatë fjalimit të tij theksoi se mirënjohja më e mirë nuk është kjo e cila mu nda sot nga ana e juaj, mirënjoha më e mirë do të jetë kualiteti dhe cilësia e lartë e mësimit të nxënësve tuaj të cilën unë e pres nga sot e tutje nga shkolla e Bregut të Zi.

Ndërsa në fund të këtij solemniteti nxënësit dhe mësimdhënësit e kësaj shkolle kanë prezantuar një program të pasur kulturo artistik.

Image may contain: 11 people, people smiling, people standing and outdoor
Image may contain: sky, cloud and outdoor
Image may contain: 3 people, people standing, sky, outdoor and nature
Image may contain: 4 people, people standing, people walking, shoes and outdoor

SHIKO MË SHUMË

Gjendet i vdekur në shtëpinë e tij një burrë në Janjevë

Një burrë është gjetur pa shenja jete mëngjesin e së dielës në Janjevë. Policia ka...

Burri rrahu gruan dhe vajzën në Lipjan, më pas u arratis

Një rast i rëndë i dhunës në familje ka ndodhur në Lipjan, ku burri...

Vrasje në tentativë në Brus të Lipjanit, e gjuajti me armë zjarri dhe u largua, i lënduari mori tretman mjekësor

Një vrasje në tentativë ka ndodhur dje pasdite në Brus të Lipjanit. Atje një burrë...