Përurohet rruga në fshatin Torinë

PUBLIKUAR

10858556_616863315106377_8325055599608312699_n

18 dhjetor 2014- Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, me bashkëpunëtorët e tij, sot ka përuruar asfaltimin e rrugës me gjatësi prej dy kilometrave në fshatin Torinë.
Në ceremoninë e organizuar me rastin e përurimit të asfaltimit të kësaj rruge, kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, tha se, ka pesëmbëdhejtë vite që nuk është investuar pothuajse asgjë në këtë fshat.
“ Ky është projekti i parë që po realizohet, banorët e fshatit Torinë e kanë pritur kaherë këtë projekt, ka pesëmbëdhjetë vite nuk është investuar pothuajse asgjë në këtë fshat, jam i lumtur që po realizohet ky projekt”, ka thënë Ahmeti.
Kryetari Ahmeti po ashtu ka thënë se do të vazhdohet me projekte të tjera në fshatin Torinë, ai në këtë rast ka përmendur rrjetin e kanalizimit, i cili do të përmbyllet në vitin e ardhshëm.
“ Fillimisht dua ta falënderoj kryetarin z.Imri Ahmetin, që po na mundëson ndërtimin e kësaj rruge. Ne si fshat jemi shumë falënderues ndaj kryetarit dhe punës së stafit të tij”, ka thënë, Hyzer Rashiti, përfaqësues i fshatit Torinë.

SHIKO MË SHUMË

Rrahje masive për një pronë, arrestohen 15 persona në Lipjan – 11 përfundojnë me lëndime

Një rrahje masive ka ndodhur dje në Lipjan, pas një mosmarrëveshje rreth një prone Në...

Abdixhiku, Muhaxherit dhe Ahmetit: Pres dorëheqjet tuaja, i pranoj menjëherë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar ashpër ndaj kërkesave...

LDK në Lipjan kërkon dorëheqjen e Abdixhikut

Kryesia e Degës së LDK-së në Lipjan, pas mbledhjes së mbajtur së bashku me...