Persona të maskuar kanë nisur t’i ndezin kamionët në fshatin Rudarë, të cilët u vendosën në mes të rrugës si barrikada.
Gazetari i T7, Çlirimtar Morina, që po qëndron në vendin e ngjarjes thotë se heqja e këtyre barrikadave është duke u bërë nga persona të maskuar.
Kujtojmë që këto barrikada u vendosën në disa rrugë në Veri në shenjë revolte ndaj arrestimit të ish-policit serb, Dejan Pantiq.
Më poshtë janë fotografitë nga T7:



