Përmbyset autobusi me 30 gjimnazistë

PUBLIKUAR

Një autobus me 30 nxënës të shkollës së mesme është përmbysur këtë mëngjes në aksin Dragot-Belsh, teksa shkonin në shkollë.

Aksidenti u regjistrua rreth orës 09:20 në afërsi të fshatit Kajan. Mësohet se mjeti ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Për pasojë dy prej nxënësve kanë mbetur të plagosur lehtë. Ata janë transportuar në Qendrën Shëndetësore të fshatit Kajan për marrjen e ndihmës mjekësore.

Policia e Shtetit në njoftimin paraprak bën me dije se fatmirësisht aksidenti është pa pasoja të rënda.

Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti, ndërsa dyshohet se furgoni ka dalë nga rruga si pasojë e lagështirës nga reshjet e dendura të shiut./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Gërvalla thotë se s’pranon të komentojë vendimin e Hagës pa e parë aktgjykimin e plotë, tregon sa para janë shpenzuar për mbrojtje

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, në një konferencë për media ka thënë e s’mund...

Gërvalla mohon se ka bashkëpunuar me UNMIK, EULEX dhe Specialen: Deklaratat janë bërë bozë, keni durim, aktgjykimi do të vijë shpejt

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka folur për kërkesat e protestuesve për dorëheqjen e...

Kurti e miratoi menjëherë projektligjin për Byronë që dje ia dërgoi Gërvalla – vendimet e mbledhjes elektronike

Qeveria e Kosovës mbrëmë ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën miratuar Projektligjin për...