Përleshje me armë në Shkup, ka të vrarë dhe të plagosur

PUBLIKUAR

Në rrugën “Ruzveltova”, në afërsi të Prokurorisë Speciale Publike në Shkup mbrëmë ka ndodhur një përleshje me armë mes dy grupeve me veturat e tyre në lëvizje.

Ngjarja ka ndodhur në mes të rrugës ku persona nga një veturë e zezë kanë gjuajtur me pushkë gjysmë-automatike, kallashnikov, drejt një veture tjetër, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Një person në veturën e goditur ka ndërruar jetë menjëherë, ndërsa thuhet se ka edhe disa të plagosur.

Rruga në fjalë ka qenë e bllokuar gjithë natën ndërsa policia dhe hetuesit kanë qenë në vendin e ngjarjes.

SHIKO MË SHUMË

Rama uron Ramazanin: Ushqeftë kjo ngjarje vjetore shpirtin e unitetit dhe përkushtimit ndaj tjetrit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar besimtarët myslimanë për Ramazan. Ai përmes një postimi...

Tërmet në Shqipëri, epiqendra afër Vlorës

Para pak çasteve ka ndodhur një tërmet në Shqipëri, ku epiqendra u regjistrua 29...

Zelensky: Me Ramën diskutuam mundësinë e prodhimit të armëve të përbashkëta

Presidenti i Ukrainës që ndodhet në Tiranë në kuadër të Samitit për Ukrainën ka...