Përleshja me thika ndërmjet katër nxënësve në Drenas – ky është versioni i Policisë

PUBLIKUAR

Sipas Policisë së Kosovës, sot rreth orës 13:15, policia ka marrë informacionin se në fshatin Poklek në Drenas, saktësisht në afërsi të shkollës së mesme “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, ka ndodhur një përleshje fizike mes disa personave.

Po sipas njoftimit të Policisë, menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga hetuesit e stacionit policor të Drenasit si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes.

Në njoftim shtohet se me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka konstatuar se ka të bëj me një rast të vrasjes në tentativë, ku viktimat: A. Q, mashkull , 17 vjeç, A. V, mashkull, 18 vjeç, V. N, mashkull , 18 vjeç, si dhe S. Q, mashkull , 18 vjeç, të katërt shtetas të Republikës së Kosovës, kanë marrë plagë nga arma e ftohët (thikë) dhe të njëjtit menjëherë janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

“Në kuadër të veprimeve të saj policia me një intensitet të shtuar ka ndërmarrë një varg veprimesh operative e hetimore, me fokus zbulimin e identitetit dhe vendndodhjen e të dyshuarve të mundshëm si dhe ka zgjeruar rrethin e hetimit në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin”.

Si rezultat i kësaj, pak çaste më vonë, policia ka arritur të identifikoj dhe të arrestoj: V. H, mashkull, 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe T. H, mashkull, 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
për të cilët dyshohet me bazë të jenë të përfshirë në rastin në fjalë.

“Ndaj të dy të dyshuarve pas marrjes së autorizimit nga ana e Prokurorit të shtetit, policia ka shqiptuar masën e ndalimit policor për 48 orë, për veprën vrasje në tentative”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar se cilat vende do të kenë sot ndërprerje të rrymës për...

Moti sot me diell, temperaturat deri në 25 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti gjatë fundjavës do të jetë i...

Hasani: Dhoma Kushtetuese e Gjykatës Speciale ka gjasa të anulojë Ligjin e ri për Specialen

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka vlerësuar se ekzistojnë gjasa të...