Përfundojnë takimet buxhetore lidhur me Planifikimin e Buxhetit Komunal për vitet 2019-2021

PUBLIKUAR

Në Komunë e Lipjanit kanë përfunduar takimet publike lidhur me Planifikimin e Buxhetit Komunal për vitet 2019-2021.
Takimi i fundit është mbajtur sot në fshatin Shalë, me banorët e Krojmirit, Kleqkës, Shalës, Divlakë, Baicë dhe Reinovc.
Drejtori i Buxhetit dhe i Financave Latif Ramadani gjatë këtyre takimeve ka prezantuar Projekt Buxhetin Komunal për vitet 2019-2021 duke bashkëbiseduar me banorët për mundësitë e përfshirjes së kërkesave të tyre në planifikimin Buxhetor.

Qytetarët përpos që kanë parashtruar kërkesat e tyre të cilat ishin të fokusuara kryesisht në infrastrukturë, kanalizim, ujësjellës, trotuar, ndriçim, kanë falënderuar dhe kanë shprehur mirënjohje ndaj kryetarit Komunës Imri Ahmeti, për investimet dhe punët e mëdha që po bëhen në vendbanimet e ndryshme të Komunës me qëllimin e vetëm që qytetarëve lipjanas t’iu sigurohet një jetë dhe mirëqenie më e mirë.

 

Qytetarët e pranishëm në këto takime konsultative, kanë parashtruar kërkesa nga më të ndryshme, dhe në njëjtën kohë kanë marr përgjegjje nga përfaqësuesit komunal.

Komuna e Lipjanit, këto takime konsultative i ka organizuar me qëllim që këto takime të jetë në funksion të dhënies së ideve dhe propozimeve konkrete për hartimin sa më gjithëpërfshirës në Projekt Buxhetit Komunal për vitet 2019-2021.

Theksojmë se takime janë mbajtur me Shoqatat e Gruas, Organizatat e Shoqërive Civile, Shoqatat e të Rinjëve, si dhe banorët e fshatrave si: Konkuh, Topliqan, Jeta e Re, Grackë e Vjetër, Grackë e Vogël, Rufc i Ri, Ribar i Vogël, Rufc i Vjetër, Hallaq i Vogël, Hallaq i Madh, Torinë, Ribar i Madh, Kraishtë, Bujan, Zllakuqan, Bregu I Zi, Varigoc, Dobrajë e Madhe, Dobrajë e Vogël, Gllavicë dhe Lluga, Llugaxhi, Bujari, Rubovc, Kojskë, Gllogovc, Banullë, Qallapek, Gadime e Ulët, Gadime e Epërme, Babush, Marevc, Gallavicë, Vrellë dhe Plitkoviq., Magure, Qylagë, Poturovc, Blinajë, Medvec, Leletiq, Vrella e Goleshit, Mirenë, Janjevë, Akllap, Teqe, Brus, Bukovic, dhe Hanroc, Sllovi, Smallushë, Turbovc etj.

SHIKO MË SHUMË

Gjendet i vdekur në shtëpinë e tij një burrë në Janjevë

Një burrë është gjetur pa shenja jete mëngjesin e së dielës në Janjevë. Policia ka...

Burri rrahu gruan dhe vajzën në Lipjan, më pas u arratis

Një rast i rëndë i dhunës në familje ka ndodhur në Lipjan, ku burri...

Vrasje në tentativë në Brus të Lipjanit, e gjuajti me armë zjarri dhe u largua, i lënduari mori tretman mjekësor

Një vrasje në tentativë ka ndodhur dje pasdite në Brus të Lipjanit. Atje një burrë...