Përdoruesit e iPhone ankohen se një vijë e gjelbër iu shfaqet atyre në ekran menjëherë pas zhbllokimit

PUBLIKUAR

Disa modele aktuale të telefonave të mençur nga Apple po kanë probleme me ekranet e tyre menjëherë pas u zhbllokuan.

Në forume në internet, disa përdorues të iPhone ankohen se pasi zhbllokuan telefonat e tyre, një vijë e gjelbër dhe e çuditshme iu shfaqej atyre në ekran për disa sekonda, transmeton Telegrafi.

Duke iu referuar shkrimeve në Reddit dhe në forumin MacRumors, ky problem në ekranet e iPhone, ka irrituar mjaft shumë përdoruesit e Apple.

Kryesisht modelet iPhone 11 ishin më të prekurit.

Por ajo ishte shfaqur edhe në ekranet e iPhone X dhe XS.

Njolla e parë u shfaq pas lëshimit të versionit iOS 13.4 në fillim të prillit, por disa e kanë vënë re atë vetëm pas instalimit të iOS 13.5.

Një përdorues tjetër ka raportuar që iOS 13.5.5, i cili aktualisht është në beta, bën që hijet e gjelbra të zhduken. Pra, mendohet se është një problem me softuer.

Deri më tani, Apple nuk ka dashur të komentojë problemin. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Arrin iOS 16, tani mund ta provojnë përdoruesit

Apple muajin e kaluar në WWDC prezantoi iOS 16. Programerët prej atëherë e deri...

Vjedhja e kanaleve televizive, arrestohet pronari dhe punëtorët, priten arrestime tjera në Kosovë dhe jashtë

Pas arrestimit të një personi nga Policia e Kosovës për veprimtaritë ilegale të ofrimit...

Windows-it i nevojiten tetë orë qasje online, që në mënyrë të sigurtë dhe të suksesshme të azhurnohet

Janë publikuar detajet se çfarë nevojitet të bëhet me qëllim që azhurnimi të bëhet...