Një afarist nga Huanqiu i Kinës, i cili ishte ndarë nga e dashura për motive të banale, ka vendosur ta shpërblejë at♪7 me një dhuratë të pazakontë, në mënyrë që t’ia fitojë sërish zemrën.
“Më fal” shkruan në një rreth kartoni, të cilin e kishte vendosur në një veturë të re, të cilën ia kishte blerë të dashurës, së bashku me 10,800 peceta higjienike.
Ai i kishte blerë këto mjete që femrat i përdorin gjatë cikleve menstruale, sepse ishin ndarë pikërisht shkaku i tyre, transmeton Telegrafi.
Kur ajo i kishte kërkuar t’i blinte një pako me peceta higjienike, ai e kishte injoruar, duke u ndjerë i turpëruar të blinte diçka të tillë.
Për këtë arsye, ai ka dashur t’ia zgjidh këtë problem përgjithmonë, duke i blerë një sasi të madhe.
Mediet në vend, raportojnë se ajo e ka pranuar kërkim faljen e tij. /Telegrafi/





