Për tre muaj u regjistruan 2401 biznese, u mbyllën 444

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Një polic lëndohet gjatë intervenimit në një rrahje mes disa personave në Prishtinë

Të shtunën në Prishtinë, një polic i Kosovës ka pësuar lëndime pas intervenimit në...

Nderohet dëshmori Shaqir Hoxha

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti së bashku me bashkëpunëtorë gjatë ditës së...

Në raportin tremujor të vlerësimit të ekonomisë së Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) shihet se gjatë tre muajve të fundit të vitit që lamë pas në Kosovë janë regjistruar 2401 biznese të reja ose 25 për qind më shumë, të krahasuara me periudhën e njëjtë të vitit 2017, ndërsa gjatë kësaj periudhe kohore janë mbyllur 444 ndërmarrje ose 2,8 për qind më shumë, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2017, shkruan gazeta “Zëri”.

Vetëm gjatë tre muajve të fundit të vitit që lamë pas në Kosovë janë regjistruar 2401 biznese të reja, derisa gjatë kësaj periudhe kohore në vendin tonë u mbyllen 444. Këto të dhëna janë prezantuar në raportin e vlerësimit tremujor të ekonomisë së Bankës Qendrore të Kosovë (BQK). “Tregues i rëndësishëm i zhvillimeve në sektorin real është edhe numri i bizneseve të reja të regjistruara”.

Për dallim nga viti 2017, që ishte karakterizuar me numër më të vogël të ndërmarrjeve të regjistruara, në vitin 2018 janë regjistruar 9.805 ndërmarrje të reja, ose 6,3 për qind më shumë, të krahasuara me vitin 2017. Gjithashtu edhe numri i ndërmarrjeve të mbyllura ishte më i vogël, 1.426 sosh ose 12,1 për qind më pak, të krahasuara me vitin 2017. Vetëm në TM4 2018 janë regjistruar 2.401 ndërmarrje të reja, ose 25,0 për qind më shumë, të krahasuara me TM4 2017, ndërsa janë mbyllur 444 ndërmarrje, ose 2,8 për qind më shumë, të krahasuara me TM4 2017”, thuhet në raportin e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës.

SHIKO MË SHUMË

Një polic lëndohet gjatë intervenimit në një rrahje mes disa personave në Prishtinë

Të shtunën në Prishtinë, një polic i Kosovës ka pësuar lëndime pas intervenimit në...

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Sot diell dhe vranët, nga e diela stabilizim i motit – temperaturat deri në 24 gradë

Për të premten në Kosovë parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa...