Për SHBA-të, Kosova e Shqipëria, njëjtë sikurse Irani e Iraku

PUBLIKUAR

Nga disa të dhëna të publikuara nga Qeveria amerikane, shihet se nga të gjithë kosovarët të cilët kanë aplikuar për vizë të SHBA-ve, gjatë vitit të kaluar, rreth 38,1 për qind janë refuzuar.

Në bazë të këtyre të dhënave, nëse bëjmë një krahasim, i bie që Kosova, sipas SHBA-ve të llogaritet në një kategori me vende si Shqipëria, Kamboxha, Burkina Faso, Kongo, Eritrea, Hondurasi, Irani, Iraku, Moldova, Nepali, Pakistani, Uganda, transmeton Telegrafi.

Për më tepër, vende si Algjeria (23.1 për qind), Angola (21.4 për qind), Bolivia (13,6 për qind), Bosnja e Hercegovina (16,1 për qind), Kameruni (28,2 për qind)…, llogariten vende, qytetarëve të të cilave iu është bërë refuzim më i vogël i vizave.

Ndër vendet, qytetarët e të cilave, vizat më së paku iu janë refuzuar janë edhe Argjentina, Kroacia, Qipro, Republika Çeke, Namibia, Omani. /Telegrafi/
Listën e plotë të të gjitha shteteve mund ta shihni KËTU!

SHIKO MË SHUMË

Kolona jo të gjata në kufi me Kosovën

Pritjet jo të gjata për të dalë nga Kosova janë regjistruar në pikëkalimet kufitare...

Inspektorati në aksion, gjobat deri në 9 mijë euro për udhërrëfyesit turistikë pa licencë

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT) ka intensifikuar kontrollet ndaj udhërrëfyesve turistikë që...

Pacolli nënshkruan marrëveshje për banim social, Gjakova përfiton 1.5 milionë euro

Ministrja Fitore Pacolli dhe nënkryetari i Komunës së Gjakovës, Flamur Fetahaj, kanë nënshkruar marrëveshjen...