Për herë të parë filmohet krijesa e vjetër 300 milionë vite (Video)

PUBLIKUAR

Edhe pse në Tokë është shfaqur para kohës së dinozaurëve, një lloj i peshkaqenit i quajtur “himera” deri para shtatë viteve nuk ishte filmuar me kamerë, shkruan National Geographic.

Edhe pse kjo video është realizuar në vitin 2009, autorët e saj janë gjeologë të cilën nuk kishin kurrfarë informacioni lidhur me këtë krijesë që qëndron nën ujë, dhe kështu së fundmi krejt rastësisht është konstatuar se bëhet fjalë për një video shumë të rëndësishme, transmeton Telegrafi.

Shkencëtarët deri më tani kanë pasur rastin të hasin në himerat e kaltra me hundë të mprehtë, vetëm në ujëra të thella të Australisë dhe Zelandës së Re, kurse ky lloj është gjetur në afërsi të Kalifornisë dhe Havait.

Këto pamje janë filmuar me një makinë e teledirigjuar që është prodhuar nga instituti kërkimor në Monterei, që ishte zhytur në një thellësi prej 2.042 metra.

Ajo çfarë e bën të veçantë këtë krijesë është se organin gjenital e ka të vendosur në kokë, të cilin e nxjerr dhe e fut brenda sipas nevojës. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të...

Çifti britanik heq dorë nga stili i vjetër i jetës për të jetuar në furgonin e tyre

Një çift që la stilin e vjetër të jetesës pasi ndiheshin të ‘mbytur’ nga...

Askush nuk e di se si u ndërtua kisha mbi këtë shtyllë prej guri 40 metra

Struktura misterioze shihet në legjendën lokale si një “shtyllë e jetës” dhe një “simbol...