Pengesat në rrugë në fshatin Hallaq i Madh paraqesin problem për vozitësit (FOTO)

PUBLIKUAR

Disa pengesa në rrugë janë vendosur në fshatin Hallaq i Madh, por këto pengesa po paraqesin problem për banorët e fshatrave Kraishtë, dhe Ribar i Madh. Këtë rrugë e shfrytëzojnë edhe banorët e fshatit Kraishtë dhe Ribar i Madh, por edhe shumë taksist të cilët udhëtojnë më shumë se tre herë brenda një dite në këtë rrugë.

Drejtori i Drejtoratit për Shërbime Publike në Lipjan Heset Sahiti tha për LipjaniNews se këto pengesa janë bërë nga këshilli i fshatit Hallaq i Madh, “Pengesat i ka vendos këshilli i fshatit Hallaq i Madh”, tha Heset Sahiti.

Drektori Sahiti ndryshe tha se ka dal në vendin e ngjarjes dhe se do të shqyrtoj këtë problem, “Kemi dalë i kemi pa këto, do ta shqyrtoj këtë problem me këshillin e fshatit Hallaq i Madh, realisht në këtë pjesë po zhvillohet shpejtësi e madhe e automjeteve, dhe këshilli i fshatit ka qenë këmbëngulës që ti vendos pengesat” tha Sahiti.

Drejtori  i shpërbimeve Publike Heset Sahiti tha se pengesat nuk janë brenda permasave  te lejuara por duhet të bisedohet që së paku të dy të hiqen të mbesin vetëm tri pengesa

Një banor ka shkruar LipjaniNews për këto pengesa duke shprehur se pengesat në rrugë po shkaktojnë shumë problem, “Kto pengesa po shkaktojnë shumë probleme dhe janë bere pa kurfar kriteri”, tha një banorë./LipjaniNews/

 

SHIKO MË SHUMË

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...

Arrestohet një person në Lipjan, tentoi t’i sulmonte me thikë një burrë dhe djalin e tij të mitur

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar t’i sulmonte me...