Pema shumëngjyrëshe që prodhon 40 lloje të frutave për çdo vit (Video)

PUBLIKUAR

Një pemë e rrallë, me ngjyra të shumta, ofron një mrekulli të një shporte plot me fruta, aq sa ne nuk do ta kishim menduar asnjëherë.

Artisti Sam Van Aken ka rritur një pemë frutash të hibridizuar që prodhon 40 lloje të ndryshme të frutave çdo vit.

Ai tregon për profesion e tij si një profesor arti i njohur në Universitetin Syracuse në SHBA, sepse para se të fillonte karrierën si një artist ishte rritur në një familje fermerësh, transmeton RTV Dukagjini.

“Për mua ishte e mahnitshme që pema të zhvilloj në atë mënyrë sepse është më të vërtet interesante mënyra se si të gjitha kanë arritur të zhvillohen te gjitha në një pemë të vetme”, ka thënë Aken.

Ai ka kombinuar njohuritë e tij me ato të familjes, për të zhvilluar këtë pemë unike dhe të pazakontë.

Pema prodhon në degë të veçanta të ndara në pjesë të mahnitshme 40 fruta si kumbulla, pjeshkë, kajsi, banane, molla të llojeve të ndryshme , qershi, etj.

Mësohet se Van Aken ka përdorur një proces të njohur si ‘transplantim’, i cili lejon tipet e ndryshme të pemëve të rriten në një pemë të vetme.

Artisti Sam ka thënë që pema me pamje shumëngjyrëshe është me të vërtetë magjike dhe e rrallë. /RTV Dukagjini – Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të...

Çifti britanik heq dorë nga stili i vjetër i jetës për të jetuar në furgonin e tyre

Një çift që la stilin e vjetër të jetesës pasi ndiheshin të ‘mbytur’ nga...

Askush nuk e di se si u ndërtua kisha mbi këtë shtyllë prej guri 40 metra

Struktura misterioze shihet në legjendën lokale si një “shtyllë e jetës” dhe një “simbol...