Pegatron bën gati 25 milionë iPhone 6 për Apple

PUBLIKUAR

pegatron-b-euml-n-gati-25-milion-euml-iphone-6-p-euml-r-apple_hd

DigiTimes ka raportuar se Pegatron, një nga partnerët kryesorë të Apple ka arritur që të prodhojë një sasi marramendëse të iPhone 6 (me ekranin prej 4.7 inç), përkatësisht rreth 50 për qind të totalit që bën më shumë se 25 milionë njësi të telefonit më të ri të kompanisë amerikane.

Pjesa tjetër e sasisë me rreth 25 milionë njësi të iPhone 6 i është besuar partnerit afatgjatë të kompanisë Apple, prodhuesit gjigant Foxconn.

Gjiganti i prodhimit ka punësuar tashmë rreth 100.000 punëtorë të rinj për të plotësuar kuotën e prodhimit për iPhone 6, dhe ka zëra se punëtorët do të ndihmohen edhe nga më shumë se 10.000 “Foxbots” (robotë prodhues të iPhone) të cilët janë në fazën përfundimtare të testimit. (Telegrafi)

SHIKO MË SHUMË

Arrin iOS 16, tani mund ta provojnë përdoruesit

Apple muajin e kaluar në WWDC prezantoi iOS 16. Programerët prej atëherë e deri...

Vjedhja e kanaleve televizive, arrestohet pronari dhe punëtorët, priten arrestime tjera në Kosovë dhe jashtë

Pas arrestimit të një personi nga Policia e Kosovës për veprimtaritë ilegale të ofrimit...

Windows-it i nevojiten tetë orë qasje online, që në mënyrë të sigurtë dhe të suksesshme të azhurnohet

Janë publikuar detajet se çfarë nevojitet të bëhet me qëllim që azhurnimi të bëhet...