PDK rehaton humbësit

PUBLIKUAR

Partia e Hashim Thaçit e cila është partnere e koalicionit me LDK-në e Isa Mustafës, tashmë ka vendosur rreth emrave të tjerë që pritet t’i rehatojë në postet e zëvendësministrave. Ish-ministri i Transportit, Fehmi Mujota, pritet të marrë postin e të dytit në Ministrinë që e ka udhëhequr në mandatin e kaluar.

Gjithashtu, ish-kryetari i Komunës së Malishevës, Isni Kilaj, i cili humbi betejën në zgjedhjet e fundit karshi kandidatit të “Nismës për Kosovën”, pritet të rehatohet në postin e të dytit në Ministrinë e Financave.

Gani Koci, sërish do të mbajë postin e njëjtë si zëvendësministër i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, derisa Anila Statovci pritet të marrë pozitën e zëvendësministres në Ministrinë e Arsimit dhe Muhamet Latifi në atë të FSK-së. /Zëri/

SHIKO MË SHUMË

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe ka bërë të ditura çmimet maksimale të lejuara...

Java nis e nxehtë: Parashikimi i motit për ditën e hënë

Gjatë ditës së hënë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta...

Operacion kundër krimeve të luftës, arrestohen pesë persona

Në kuadër të hetimeve për krime lufte, Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK), në bashkëpunim...