PDK-Lipjan mobilizohet për të festuar

PUBLIKUAR

PDK-Lipjan ka njoftuar se kryesia e Partisë Demokratike e Kosovës ,dega në Lipjan me strukturat e Kryesisë së Rinisë Demokratike ,Gruas Demokratike dhe kryetarët e nëndegëve ,në mbledhjen e mbajtur,përgëzon kandidimin e kryetarit të PDK-së z. Hashim Thaçi për Kryetar të Republikës së Kosovës dhe beson fuqishëm se delegatët e Kuvendit të Republikës do të votojnë për kryetar të Kosovës

“Kryesia e Partisë Demokratike e Kosovës ,dega në Lipjan me strukturat e Kryesisë së Rinisë Demokratike ,Gruas Demokratike dhe kryetarët e nëndegëve ,në mbledhjen e mbajtur sot më 25,02,2016,përgëzon kandidimin e kryetarit të PDK-së z. Hashim Thaçi për Kryetar të Republikës së Kosovës dhe beson fuqishëm se delegatët e Kuvendit të Republikës do të votojnë për Kryetar të shtetit njeriun që tërë jetën punoi për të mirën e Kosovës dhe popullit të saj. Dita e premte do të jetë ditë feste për anëtarësinë dhe simpatizantët e saj .

Anëtarët dhe simpatizantët e PDK-së i ftojmë të festojnë dinjitetshëm dhe të mos bien pre e provokimeve të mundshme .Pra ,kryesia e PDK-së në Lipjan me strukturat e saj, tanimë ka bërë të gjitha përgatitjet për festim dhe përmes aktivistëve të saj do të jetë ne kontakt të vazhdueshëm me anëtarët dhe simpatizantët për kohën mënyrën dhe vendin e kremtimit me rastin e zgjedhjes së z. Thaçi, President i Shtetit”, njofton PDK./LipjaniNews/

12742450_1688540811401171_3905696620555617717_n

SHIKO MË SHUMË

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...

Arrestohet një person në Lipjan, tentoi t’i sulmonte me thikë një burrë dhe djalin e tij të mitur

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar t’i sulmonte me...