PDK-ja rikërkon seancën e jashtëzakonshme, për problemet në arsim

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër shtetase e huaj ka raportuar se ka...

Sot diell dhe vranët, nga e diela stabilizim i motit – temperaturat deri në 24 gradë

Për të premten në Kosovë parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa...

 

983727_816513888360425_1834536627332992902_n

Partia Demokratike e Kosovës dega në Lipjan ka braktisur mbledhjen e së premtës, gjithashtu ka kërkuar një seancë të jashtëzakonshme që të diskutohet për  arsim në Lipjan.

PDK –Lipjan, ka reaguar duke thënë se Grupi i këshilltarëve të  Partisë Demokratike të Kosovës në Asamblenë komunale në Lipjan ,sot në punimet e seancës e planifikuar të mbahet me datë 31.11.2014,kundërshtuan ashpër mbajtjen e kësaj  seance para se të respektohet kërkesa e 11 këshilltarëve të KK-së nga subjektet PDK-së dhe PSDK-së me nënshkrimet e tyre për mbledhje të jashtëzakonshme e kërkuar me datë 29.09.2014.

 

Ja reagimi i plot i PDK-së, dega në lipjan

Grupi i këshilltarëve të  Partisë Demokratike të Kosovës në Asamblenë komunale në Lipjan ,sot në punimet e seancës e planifikuar të mbahet me datë 31.11.2014,kundërshtuan ashpër mbajtjen e kësaj  seance para se të respektohet kërkesa e 11 këshilltarëve të KK-së nga subjektet PDK-së dhe PSDK-së me nënshkrimet e tyre për mbledhje të jashtëzakonshme e kërkuar me datë 29.09.2014. Prandaj këshilltarët e PDK-së i bënë me dije se nuk do të marrin pjesë në këtë seancë derisa nuk përmbushet kërkesa jonë ligjore përmbledhje të jashtëzakonshme.

      Kryesuesja e Kuvendit Vlora Hajnuni-Limani dhe qeverisja lokale e udhëhequr nga LDK dhe partnerët e saj qeverisës me veprimet e tyre  vazhdimisht abuzojnë me rregulloren  e punës së Kuvendit  dhe me ligjin për qeverisje lokale, duke dëmtuar rëndë interesat jetike të qytetarëve lipjanas. Veprimet skandaloze të kësaj qeverisje komunale, nuk kanë të ndalur që nga ardhja në pushtet në komunën e Lipjanit, kështu që në fillim në mënyrë të jashtëligjshme në kundërshtim me nenin 61.1 të Ligjit për vetëqeverisjen lokale, si dhe Udhëzimin Administrativ nr.2014/01 MAPL neni 4 paragrafi 4.3 bëhet emërimi i nënkryetarit për komunitete, ku ne me kohë kemi tërhjekë vërejtjen se ky emërim është i paligjshëm. Këtë veprim të paligjshëm më pas e ka dëshmuar Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në përgjigjen e kërkesës sonë, për të kërkuar ligjshmërinë e këtij veprimi. MAPL konstaton se emërimi i nënkryetarit të dytë në Lipjan, është i kundërligjshëm dhe në afat prej 30 ditësh kërkon rishikimin e këtij vendimi nga komuna e Lipjanit. Mirëpo,kryetari e Lipjanit z.Ahmeti në vend që të ndërmarr hapa për zbatimin e ligjshmërisë, ai duke e pranuar gabimin e bërë nga ana e tij me emërimin e nënkryetarit të dytë, çështjen e bart tek këshilltaret e asamblesë komunale për të bërë gabimin tjetër të radhës,pason shkelja e dytë për emërimin e nënkryetarit shtesë. Qeverisja aktuale duke e keqpërdorur shumicën e votës që kanë në asamblenë komunale ,duke mos përfillur kërkesat ,vërejtjet tona të arsyeshme se ekziston rreziku se me ridestinimin apo rishikim e buxhetit , mjetet buxhetore mund të shkojnë në suficit në fund të këtij viti ,bënë ndryshim edhe propozime të projekteve të reja në shumë lokalitete të caktuara për interesa të ngushta politike e të  cilat nuk do të kenë mundësi realizimi, prandaj do të ketë implikime buxhetore në shumicën e grandeve.

Skandali më i madhe abuzues ka ndodhur gjatë shqyrtimit të kërkesave të punëtorëve arsimor në konkursin e shpallur për vitin kalendarik 2014-2015 nga Drejtoria e Arsimit,ku me ç’rast komisioni jo profesional për pranimin e kuadrit i ngritur nga DKA në mënyrë të pa ligjshme kishte shkelur të gjitha procedurat ligjore për pranimin e kuadrit. Duke i parë reagimet e shumta të kandidatëve pjesëmarrës në këtë konkurs Grupi i këshilltarëve të PDK-së dhe këshilltari i PSDK-se ,11 këshilltar që përbejnë 1/3 me nënshkrime të tyre ne baze të ligjit  benë një kërkese te kryesuesja për seancë  të jashtëzakonshme ,me te vetmen pike të rendit te ditës keqpërdorimet me rastin e pranimit te kuadrit arsimor nga ana e DKA-së. Kryesuesja ,VloraLimaniAjnuni , shkelë  rregulloren e punës se kuvendit duke ndryshuar tërësisht rendin e ditës dhe duke futur edhe  një pike tjetre te rendit te ditës për ketë seance te jashtëzakonshme, ky veprim   irritoi këshilltaret e PDK-se për të braktisur seancën. Pretendimet e Sektorit të Arsimit pranë PDK-së dega në Lipjan për shkeljet ligjore gjatë pranimit të kuadrit arsimor nga ana e DKA-së dolën të jenë shumë të sakta. Këtë më së miri e dëshmon procesverbali i Departamentit të Inspektoratit të Arsimit Regjional në  Ferizaj i cili konstaton shkeljet ligjore në mënyrë shumë të saktë që u janë bërë disa kandidatëve pjesëmarrës në konkurs për vitin shkollor 2014-2015. Inspektorët e Arsimit kanë shqyrtuar më se 34 kërkesa ankimore të mësimdhënësve për mos pranim në punë me ç’rast kanë konstatuar se në 26 raste është bërë shkelje ligjore gjatë pranimit të kuadrit arsimor, dhe i kanë rekomanduar Drejtoratit të arsimit që në afat prej 8 ditëve ti harmonizoj rekomandimet e këtij proces verbali për të gjitha shkeljet ligjore ose në të kundërtën Drejtoria e Arsimit në Lipjan do të përballet me legjislacionin në fuqi.

     Pra siç shihet thirrja e seancës së 11-të asamblesë komunale nga kryesuesja e Kuvendit komunal për ne është e papranueshme dhe e padrejtë derisa të thirret edhe një herë seanca e jashtëzakonshme e kërkuar përherë  të dytë nga grupi i këshilltarëve  të Partisë Demokratike dhe këshilltarit të PSDK-së, dhe për këtë çështje këshilltarët e PDK-së nuk do të prezantojnë në seancat e radhës deri sa të thirrët seanca tjetër e jashtëzakonshme e të debatohet për keqpërdorimet dhe shkeljet ligjore në Drejtorin e Arsimit. Ditë më parë ekzekutivi i Lipjanit ka bërë edhe skandalin e radhës gjatë pranimit të kandidatëve për regjistrimin në sferën e bujqësisë. Më këtë rast Partia Demokratike e Kosovës dega në Lipjan vlerëson se ekzekutivi i komunës së Lipjanit ka bërë shkelje ligjore duke i keqpërdor testet për pranimin e kandidatëve për regjistrimin e bujqësisë në komunë, duke pranuar militant, familjar dhe simpatizant të partive në pushtet e duke përjashtuar kandidat me kualifikime adekuate për këtë lëmi. PDK kërkon nga Kuvendi i Komunës që të formoj një komision hetimor për shkeljet e bëra në përzgjedhjen e kandidatëve me motive politike dhe familjare.

      Për të gjitha këto abuzime dhe shkelje ligjore të ndërmarra nga kryesuesja e kuvendit  dhe shumë të tjera që nuk janë përfshirë në këtë komunikatë mendoj që znj. VloraHajnuni-Limani të ofroj dorëheqje si akt moral, nëse jo do të duhej të fillonte  procedura e shkarkimit të sajë edhe pse nuk shihet një gatishmëri momentale e pozitës.

 

 

Lipjan,31 tetor 2014                                                Shukri Buja, kryetar i  degës se PDK-së Lipjan

 

SHIKO MË SHUMË

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër shtetase e huaj ka raportuar se ka...

Ish-komandant Qeriqi përfundon dëshminë në rastin Thaçi dhe të tjerët

(Përditësuar, ora 13:29)- Pas dy ditësh e gjysmë dëshmi, ka përfunduar dëshminë dëshmitari i...