PDK e Lipjanit “thërret” mobilizim gjithëpërfshirës

PUBLIKUAR

Në vigjilje të festave të nëntorit, sonte në ambientet e lokalit ‘BBC’ të gjitha strukturat udhëheqëse të Partisë Demokratike të Kosovës dega në Lipjan së bashku festuan 28 Nëntorin-Ditën e Flamurit.

Në vigjilje të festave të nëntorit, sonte në ambientet e lokalit ‘BBC’ të gjitha strukturat udhëheqëse të Partisë Demokratike të Kosovës dega në Lipjan së bashku festuan 28 Nëntorin-Ditën e Flamurit. Të pranishëm ishin edhe Justina Shiroka-Pula ,kryetare e Gruas Demokratike të Kosovës si dhe Safete Hadergjonaj deputete e Kuvendit të Kosovës. Me ç’rast kryetari i degës së PDK-së z.Buja ,uroj të pranishmit për festat e nëntorit si dhe për angazhimet e të gjitha strukturave të degës deri më tani dhe njëherit kërkoj mobilizim gjithëpërfshirës edhe në të ardhmen sepse ky është edhe vullnet i qytetarëve dhe elektoratit të PDK-së në Komunën e Lipjanit. Mes tjerash tha se sa herë që jemi në muajin nëntor mendja na vije gjithherë për nderim dhe respekt për të gjithë ata që sakrifikuan dhe flijuan më të shtrenjtën, jetën për lirin ,pavarësinë e Shqipërisë si dhe shtetformimin e Kosovës. Ndërsa, kryetarja e GDK-së ,Shiroka-Pula duke përshëndetur strukturat e degës së PDK-së në Lipjan tha se sa herë që jam këtu ndihem mirë dhe e lumtur sepse e di se kemi të bëjmë me një strukturë të organizuar mirë dhe të fuqishme që premton se brenda një viti e gjysmë ,Lipjani do të jetë nën qeverisjen e PDK-së. Gjithashtu, fjalë rasti në këtë koktej festiv mbajtën edhe znj. Selvije Halimi , kryetare e GDK-së dega Lipjan si dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës znj. Safete Hadergjonaj”, thuhet në njoftim, transmeton LipjaniNews.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person në Lipjan, dyshohet se e dhunoi një vajzë të mitur para dy javësh

Një person është arrestuar dje në Lipjan nën dyshimin se e ka dhunuar një...

E kërkoi pushkatimin e Ramush Haradinajt, OVL-UÇK në Lipjan e përjashton Seknder Llugiqin

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – Dega në Lipjan ka konfirmuar vendimin...

Lipjan, një grua plagoset nga plumbi qorr, dërgohet në QKUK

Një grua është plagosur nga një plumb qorr në Lipjan.Rasti ka ndodhur më 20...