PDK dhe Arian Hasani “thumbon” Kryetarin Komunës Imri Ahmetin

PUBLIKUAR

Sekretari i Degës së PDK-sē në Lipjan,z.Arian Hasani, i reagon ashpër Kryetarit të komunës së Lipjanit z.Imri Ahmetit,për mosorganizim të aktiviteteve për festen e 28 Nëntorit.

Kryetar, a je shqiptar?
Vendosja e disa simbolëve kombëtare e shtetërore nëpër rrugët e qytetit, nuk është mënyrë e dinjitetshme për të shënuar këtë datë historike!
Komuna e Lipjanit ka zgjedhur këtë mënyrë minimale për të festuar festën që bashkon shqipëtarët!
Lipjani dha shumë kontribut në çështjen kombëtare ndër shekuj!
Lufta e fundit, Lipjanin e la në mesin e qyteteve më të dëmtuara në Kosovë, qindra viktima e shkatërrim pothuajse total te qytetit e fshatrave!
Lipjanasit nuk e meritojnë të mos u ofrohen organizime simbolike për të shënuar bashkarisht!
Dëshmorët sot presin të vizitohen dhe t’u bëhen homazhe tek varret e tyre sepse ideali i tyre filloi po në këtë datë!
Kuvendi i Komunës, për herë të parë që nga paslufta, nuk e pa të nevojshme të mbajë një Mbledhje solemne, për hir të kësaj date që vulosi historinë!
Por, Nuk duhesh patjetër t’i takosh një nacionaliteti tjetër për të mos u ndjerë shqipëtar!
Kryetari i Komunës së Lipjanit, me sot e dëshmoi se nuk e ndjen veten shqiptar, nëse është shqiptar!

SHIKO MË SHUMË

Vjehrra rrah renë në Lipjan, Policia jep detaje

Në qytetin e Lipjanit, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka ndodhur...

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Policia kërkon ndihmë për identifikimin e një të dyshuari për grabitje në Lipjan

Policia po kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Njësiti...