Pjesë e Big Brother VIP është bërë mbrëmë edhe bllogerja Sarah Berisha. Në videon prezantuese, ajo menjëherë tregoi se ka pëlqim për Donald Veshajn, shkruan Express.
E njëjta sot është parë bashkë me Donaldin te pishina. Me ta po qëndronte edhe banori tjetër, Kledi Hysa. Ata shiheshin duke biseduar.

Kujtojmë se para disa ditësh, Donaldi u takua pas tetë muajsh me ish të dashurën e tij, Bora Zemanin, ku shkëmbyen edhe puthje.

Përveç, Sarës në shtëpi kanë hyrë edhe Beatrix Ramosaj dhe Einxhel Shkira.
Ndryshe, pas një pauze katër vjeçare, reality-shoë, BigBrother u rikthye por tani në një format tjetër me personazhe të njohura ‘VIP’.

Natën e parë u prezantuan 14 banorë, numër ky që mund të rritet apo zvogëlohet nga eliminimet apo hyrjet nga java në javë. Banori i vetëm që është larguar deri më tani nga shtëpia është Elhaid Cufi, pasi Ardit Cuni kishte një biletë kthyese në kutin e tij natën kur u largua nga shtëpia.
* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.


