Pas tetë vjet në lidhje, martohen Nora dhe Roberti

PUBLIKUAR

foto (1)

Pas tetë vjet në lidhje dhe më shumë se gjashtë vjet të fejuar, këngëtarja jonë e mirënjohur, Nora Istrefi, dhe Robert Berisha kanë vendosur që ta kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë. Ata tashmë e kanë caktuar edhe datën dhe vendin ku do ta mbajnë dasmën.

“Do të martohemi më 2 shtator dhe dasma do të jetë në hotelin ‘Emerald’, ku do të jenë të pranishëm rreth 400 të ftuar, në mesin e të cilëve do të jenë shumë figura të njohura publike”, tha Roberti për gazetën “Zëri”.

Ai tha se kanë vendosur që të mos i përmbahen shumë traditës, që të shkojnë ta marrin nusen me vetura, siç është zakon te ne. Në ditën më të lumtur të jetës së tyre, Roberti thotë se do të këndojnë shumë veta, por kryesori do të jetë bashkëpunëtori i tij shumëvjeçar, Sinan Vllasaliu, por përveç tij do të jenë të pranishëm edhe valltare nga Brazili, një grup latin nga jashtë, si dhe DJ.

“Kryesori i cili do të kujdeset për atmosferën, natyrisht që do të jetë Sinan Vllasaliu, i përcjellë nga një orkestër. Por, ky nuk do të jetë i vetmi pasi që do të këndojnë edhe shumë veta.Ajo që do të jetë e veçantë dhe ndryshe nga dasmat te ne do të jenë disa valltare nga Brazili të cilat do të vallëzojnë për mysafirët, por edhe një grup latin, si dhe natyrisht edhe DJ”, tha Roberti.

Ai tha se ende nuk kanë vendosur kur dhe ku do ta kalojnë muajin e mjaltit. “Ende s’kemi vendosur se kur dhe ku do ta kalojmë muajin e mjaltit, dhe kur të vendosim për këtë do të drejtohemi te ‘Eurokoha’ dhe do të aranzhojmë pushimin diku”, tha më tutje ai. Fustanin e nusërisë së Nora Istrefit e ka dizajnuar Valdrin Sahiti. “Fustanin për Norën e ka bërë disenjatori i njohur Valdrin Sahiti, kurse për veshjen time jam përkujdesur vetë”, tha në fund Robert Berisha.

SHIKO MË SHUMË

Kiara pyetet për një shtatzëni të mundshme, Luiz Ejlli ndërhyn me një përgjigje plot humor

Kiara Tito ka zhvilluar së fundmi një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj në...

Afrona Dika surprizohet para ditëlindjes: I fejuari e mbulon me dhurata luksoze

Afrona Dika po përgatitet të festojë ditëlindjen e saj më 9 gusht, por dhuratat...

Kur bukuria dhe stili bëhen një, Oriola Marashi merr vëmendjen

Modelja dhe këngëtarja e njohur, Oriola Marashi, ka publikuar së fundmi projektin e saj...