Pas telasheve të shumta që pati me babain, fejohet këngëtarja e njohur

PUBLIKUAR

Britney Spears është fejuar me të dashurin e saj, Sam Asghari. Ylli i muzikës pop zbuloi lajmin nëpërmjet një postimi në Instagram të dielën, duke treguar unazën me diamant.

“Nuk mund ta besoj”, ka shkruar këngëtarja.

“Çifti zyrtarizuan sot lidhjen e tyre të gjatë dhe janë prekur thellë nga mbështetja, përkushtimi dhe dashuria që kanë ndaj njëri-tjetrit.“, tha Brandon Coheni, menaxheri i Asghari.

Ky lajm vjen në një kohë kur Jamie Spears, i ati i saj ka kërkuar t’i japë fund kujdestarisë ligjore 13 vjeçare.

Asghari ka qenë një ndër mbështetësit e këngëtares në përpjekjen e saj për t’i dhënë fund kujdestarisë së babait të saj.

Spears dhe Asghari filluan të takoheshin në vitin 2016 pasi u takuan në xhirimet e “Slumber Party”.

 

 

SHIKO MË SHUMË

E dhimbshme, aktorit kosovar i vdes motra në moshë të re

Aktori kosovar Ylber Bardhi ka dhënë lajmin e kobshëm. Me anë të një postimi në...

Gëzim në familjen e Mozzik dhe Lotina Hazirit, reperi bëhet baba i një djali dhe zbulon emrin e veçantë

Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, dhe partnerja e tij, Lotina Haziri, kanë përjetuar një...

“E kujtoj atë dhimbje”, situata në Shqipëri e kthen Trixen pas në kohë

Beatrix Ramosaj ka reaguar për situatën në Shqipëri, duke ndarë një mesazh të gjatë...