Pas shumë përplasjeve, Prishtina e Tirana dalin me një deklaratë të përbashkët

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër shtetase e huaj ka raportuar se ka...

Kryediplomati kosovar, Glauk Konjufca ka publikuar deklaratën e përbashkët me homologun e tij nga Shqipëria, Gent Cakaj. Të dy mbështesin bashkimin e partive shqiptare në Luginë të Preshevës.

Kosova e Shqipëria kanë dalë me deklaratë të përbashkët për arritjen e një koalicioni të partive shqiptare në Serbi, para zgjedhjeve të prillit.

“Në cilësinë e drejtuesve të politikës së jashtme të Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë nënvizojmë edhe njëherë rëndësinë e mbështetjes së koalicionit të partive politike shqiptare në Luginën e Preshevës. Ky koalicion është thelbësor për ngritjen e frymës kombëtare dhe ruajtjen e të drejtave politike të shqiptarëve në Luginë. Ndaj, ne nuk do të kursejmë asnjë përpjekje për ta mbështetur projektin e Luginës së Bashkuar deri në fund!”, thuhet në postimin e Konjufcës në Facebook.

Ky qëndrim vjen pas disa përplasjeve që i ka pasur Qeveria e kaluar e Kosovës dhe kjo e tashmja me qeverinë e Edi Ramës, për shkak të idesë së minishengenit ballkanit, të iniciuar nga Rama dhe presidenti serb, Aleksandër Vuciq. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Sot diell dhe vranët, nga e diela stabilizim i motit – temperaturat deri në 24 gradë

Për të premten në Kosovë parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa...

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...