Pas 40 vitesh, gjen në pyll makinën e tij të parë (Foto)

PUBLIKUAR

capture_6131

Makina e parë nuk harrohet kurrë. Këtë gjë duket se e di mirë Pekka Nummelin, një zdrukthtar nga Finlanda, i cili pas thuajse 40 vitesh, u kthye në pyllin pas shtëpisë së prindërve të tij, për të parë nëse makina e tij e parë, ndodhej ende e parkuar. Pekka zbuloi se makina ishte pikërisht në vendin ku e kishte lënë në vitin 1974, veçse e ndryshkur dhe e mbuluar nga myshku.

“Babai dhe xhaxhai im më ndihmuan që ta sillja makinën në pjesën e pyllit pas shtëpisë, si vendi më i sigurtë ku mund ta lija”, thotë burri.

Ai kujton herën e fundit kur pa makinën e tij një Ford Anglia e vitit 1976. Më tej ai tregon se kishte ndërmend që ta merrte një ditë sërish makinë, por pas vdekjes së prindërve të tij, shtëpia u braktis. Për 40 vite me radhë Pekka Nummelin për arsye pune jetoi në një tjetër qytet, deri kur para disa ditësh vendosi të kthehej në vendin ku ishte rritur.

“Pasi eca përmes pyllit, gjeta makinën të mbuluar nga myshku. U befasova se xhamat e saj nuk ishin aspak të dëmtuar dhe makina ishte në gjendje të mirë”, thotë Nummelin, i emocionuar nga gjetja e makinës së tij.

4_3045

3_7067

SHIKO MË SHUMË

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të...

Çifti britanik heq dorë nga stili i vjetër i jetës për të jetuar në furgonin e tyre

Një çift që la stilin e vjetër të jetesës pasi ndiheshin të ‘mbytur’ nga...

Askush nuk e di se si u ndërtua kisha mbi këtë shtyllë prej guri 40 metra

Struktura misterioze shihet në legjendën lokale si një “shtyllë e jetës” dhe një “simbol...