Partitë po i fshehin raportet financiare, po u ndihmon edhe KQZ e Kuvendi

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Në tri vitet e ardhshme pritet të ndërtohet ura mbi Lumin Sitnica

Në vlerë prej 70 mijë euro për vitin 2024 dhe mjetet tjera për vitet...

Sot Kosova me diell, por vende-vende do të ketë edhe shi

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell por edhe me vranësira ku...

Sipas Albert Krasniqit nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), partitë politike për katër vite po i fshehin raportet e tyre financiare dhe po pengojnë auditimin e financave. E sipas tij, për këtë gjë, partitë po ndihmohen edhe nga Kuvendi dhe KQZ’ja.

Krasniqi ka thënë se janë tejkaluar afatet për publikimin e Raporteve të auditimit, Raporteve Vjetore Financiare dhe shpenzimet e fushatës për zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës.

“Ligji në fuqi, përkundër që parasheh mjaftë qartë obligimet e partive politike në raport me transparencën financiare, ato me ndihmën e KQZ-së dhe të Kuvendit, po iu shmangen obligimeve që kanë. Deri më sot, këto janë afatet që janë shkelur dhe raportet të cilat nuk janë publikuar: Nuk është kryer auditimi i Raporteve Vjetore Financiare për vitin 2017 (afati i paraparë ka qenë më 15 qershor 2018);  Nuk janë publikuar Raportet e auditimit për vitin 2017 (afati i paraparë ka qenë më 30 qershor 2018); Nuk janë publikuar Raportet Vjetore Financiare për vitin 2017 (afati i paraparë ka qenë më 30 korrik 2018); Nuk janë publikuar shpenzimet e fushatës për zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës (afati i paraparë ka qenë më 22 dhjetor 2017);  Nuk janë publikuar shpenzimet e fushatë për zgjedhjet lokale (afati i paraparë ka qenë më 22 prill 2018)”, ka shkruar Krasniqi.

 

SHIKO MË SHUMË

Sot Kosova me diell, por vende-vende do të ketë edhe shi

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell por edhe me vranësira ku...

Në këto vende do të ketë sot ndërprerje të rrymës, shkak punimet në rrjet

KEDS ka njoftuar se sot do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të...

Sulmohen me shishe xhami veturat e policisë dhe KFOR-it në Leposaviq

Veturat e policisë së Kosovës dhe ato të KFOR-it amerikan janë sulmuar me shishe...