Partitë pa qëndrim të qartë për postin e presidentit, kërkohet konsensus i gjerë politik

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Një polic lëndohet gjatë intervenimit në një rrahje mes disa personave në Prishtinë

Të shtunën në Prishtinë, një polic i Kosovës ka pësuar lëndime pas intervenimit në...

Nderohet dëshmori Shaqir Hoxha

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti së bashku me bashkëpunëtorë gjatë ditës së...

Mandati i presidentit aktual të vendit përfundon në muajin prill të vitit të ardhshëm. Ndonëse presidenti Hashim Thaçi ka mandat edhe pesë muaj, partitë politike kanë aktualizuar këtë temë duke lënë të hapur mundësinë që posti i presidentit të jetë pjesë e pazareve të tyre politike. Megjithatë asnjëra prej partive politike nuk kanë një qëndrim të qartë se si mund të zgjidhet kjo çështje për të cilën kërkohet konsensus i gjerë politik.

I pari që haptas ka shprehur ambiciet për president të vendit ka qenë kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili pretendon se ky post duhet të diskutohet edhe brenda partnerëve të koalicionit aktual qeverisës.

Por LDK nuk është e gatshme të flas për këtë temë në këtë fazë ani pse e respekton të drejtën e secilit për të shfaqur ambiciet për president.

Ndonëse zyrtarë të lartë të PDK’së kanë thënë se janë të gatshëm të bëhen pjesë e kësaj qeverie nëse PDK merr postin e presidentit ose kryeministrit, deputeti Bekim Haxhiu thotë se tema e presidentit nuk është në rend dite

Për zgjedhjen e presidentit të vendit kërkohet shumica e votave të deputetëve  të cilat koalicioni aktual nuk i ka, prandaj kërkohet një konsensus edhe me opozitën.

VV thotë se nuk bëhet pjesë e pazareve për postin e presidentit.

SHIKO MË SHUMË

Një polic lëndohet gjatë intervenimit në një rrahje mes disa personave në Prishtinë

Të shtunën në Prishtinë, një polic i Kosovës ka pësuar lëndime pas intervenimit në...

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Sot diell dhe vranët, nga e diela stabilizim i motit – temperaturat deri në 24 gradë

Për të premten në Kosovë parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa...