Parti me mentalitet totalitar

PUBLIKUAR

Mungesa e demokracisë brenda partive politike, linçimi i zërave ndryshe dominojnë në secilën parti politike në vend.

Dallimet e mëdha brenda subjekteve politike dhe pakënaqësitë e shfaqura në forma të hapura nga njerëzit brenda tyre kanë çuar deri te ndarjet në dysh e përplasjet brenda partive.

Ndarjet brenda partive janë treguar haptazi me deklarata kontroverse në PDK, LDK, AAK dhe së fundmi shumë e shprehur edhe në LVV, shkruan “Zëri”.

Ka mjaftuar vetëm një deklaratë e deputetit të LVV-së, Ilir Deda, i cili në mënyrë të hapur ka kundërshtuar heqjen e dhunshme të rrethojave të ndërtesë së Qeverisë së Isa Mustafës dhe zyrtarë të kësaj partie ta “linçojnë” atë, duke e kundërshtuar me të madhe nëpër rrjete sociale nga aktivistët e partisë.

Nuk është vetëm rasti i Dedës, por ky subjekt politik është ballafaquar me pakënaqësi dhe çarje të brendshme edhe më herët, të cilët kanë çuar deri te largimi i Ajnishahe Halimit, Arben Gecjat…etj. /Zëri/

SHIKO MË SHUMË

Lirohet nga autoritetet kroate shtetasi i Kosovës, Bajram Bajrami

Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se shtetasi i Republikës së Kosovës, Bajram Bajrami, është...

OVL UÇK-ja fton protesta në të gjitha qytetet e Kosovës

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka marrë vendim që të organizojë protesta...

Protestat kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK’së, Rama: Mbrëmë krejt gjeneratat bashkë për drejtësi

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shkruar për protestat që po zhvillohen në kryeqytet...